Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Tetor 2021, 22:10

'Nuk dua të dal si maniak seksual', Argjendi nuk prek Ritvanën, ajo nxehet

Në takimin e dytë të Ritvanës dhe Argjendit, pikërisht atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë, “plasi” sërish. Sapo u afruan, komenti i Ritvanës nevrikosi Argjendin që kërkoi të sillej ndryshe sepse nuk donte të dukej si “maniak seksual”. Ndërsa Ritvana u përpoq t’i shpjegonte se ishte shaka dhe më pas kërkoi të largohej nga takimi.

Por Argjendi ia doli ta qetësonte dhe atëherë nisi afrimiteti i vërtetë mes tyre pasi nuk munguan prekjet, përqafimet dhe puthjet.

Ritvana: Vdiqe…

Argjend: C’është kjo vdiqa vdiqa?

Ritvana: Bëj shaka se po na acaron tani. Nuk dua të vazhdoj më takimin.

Argjend: Ndal njëherë.

Ritvana: Ti e di që e kam shprehje, pse e keqkupton? Nuk dua ta vazhdoj më takimin.

Argjend: Unë nuk dua të dal si maniak seksual.

Ritvana: Unë bëj shaka gjithë kohës. Nuk dua të ndalem fare.

Argjend: Unë nuk dua të dukem sikur dua të kap femrat. Dua të kem afrimitet me ty, nëse nuk të pëlqen rri atje. Thjesht gjithmonë flitet sikur shkoj të shkarravitem e t’i fus duart dikujt.

Ritvana: Nuk më intereson më kjo gjë.

Argjend: Unë të ndjej shumë afër, kam pëlqim shumë real për ty.

Ritvana: Më pëlqen kjo deklaratë.