Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Tetor 2021, 16:04

Në pritje të ëmbël, Selvija tregon barkun e rrumbullakosur

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Selvija është treguar shumë e rezervuar rreth jetës private, por së fundmi nuk e ka kursyer një pozë me barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka realizuar një foto të hijes së barkut në mur, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim të ëmbël.

“Nuk ka pasuri më të madhe sesa përveç zemrës tënde, brenda teje të të rrahë dhe një zemër e vogël. Lus Zotin që çdo femër të përjetojë këtë ndjesi”, ka shkruar Selvija.