Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar të “Përputhen 3”. Mirëpo, “Kryefjala.com” ka zbuluar se Bruno kishte firmosur kontratën për të qenë pjesë e emisionit “Love Story”, të prezantuar nga moderatorja Alketa Vejsiu.

Sipas medias në fjalë, ai e ka thyer kontratën duke u bërë pjesë e “Përputhen”. Autorja e “Love Story”, Vera Grabocka thuhet se e ka hedhur në gjyq konkurrentin.

Siç dihet, mosrespektimi i një kontrate të tillë të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.





