Së fundmi në “Përputhen” u transmetua takimi i Mikelës me Julin. Mikela e pyeti rreth eksperiencave seksuale, teksa i tha se i ka krijuar përshtypjen e një djali të virgjër.

"Më ke dhënë përshtypjen se je i virgjër me këto rrobat dhe pamjen fëminore", i tha Mikela.
"Pse duhet të kesh mjekër patjetër të jesh burrë?", u përgjigj Juli, teksa shtoi se ka pasur shumë eksperienca seksuale, por vetëm një lidhje.

"Lidhja më e gjatë ka qenë 6 muaj, por është e vështirë të dua dhe të më duan. Kam vuajtur nga ankthi nga e kaluara ime, por e kam kaluar tani", tha ai.




