Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Juli i tronditi të gjithë me historinë e dhimbshme të fëmijërisë. Ai zbuloi se është dhunuar nga i ati për rreth 10 vite, gjë të cilën e ka përjetuar shumë keq.

Gjithashtu Juli tregoi se ka parë me sytë e tij dhunën e të afërmëve të babait ndaj nënës së tij.

"Bullizmi im nis në familje nga babai im, që më ka dhunuar që në moshë të vogël dhe ka ndikuar tek ana ime emocionale. Nuk kam pasur fëmijëri si të gjithë të tjerët. Ka nisur që në moshën 5 vjeçare dhe ka zgjatur rreth 10 vite. Jam i lumtur se kam pasur një nënë që më ka mbështetur në çdo hap. Kam parë shumë skena kur të afërmit e babit kanë dashur ta vrasin nënën time, gjë që më prek dhe kur e kujtoj tani. Dridhem… Tani jam bërë njeri i fortë. Kam qarë në dhomën time vetëm sepse nuk doja që mami të më shihte ashtu. Kishte shumë gjëra për tu shqetësuar", u shpreh konkurrenti.
Ai shtoi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me të atin.





