Nga Shqipëria / E Martë 5 Tetor 2021, 23:11

‘Fenomeni Instagramit’ futet në Big Brother Vip

Shtëpisë së "Big Brother VIP" iu bashkua sonte dhe një shkrimtar që tashmë është kthyer në fenomen në Instagram me shprehjet e tij. Elhaid Cufi është shkrimtari i parë, që do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kërkesa e vetme për vëllain e madh, para se të bëhej pjesë e shtëpisë ishte: “Big Brother të lutem na sill disa libra që atëherë kur bota të flejë të kem disa libra që të qetësoj shpirtin”.

Pjesëmarrjen në këtë format Elhaidi ia kushton nënës së tij, të cilën e ka edhe mbështetjen e çdo vendimi.

“Përshëndes nënën time dhe uroj t’i bëhet qejfi. Ajo i mbështet vendimet e mia gjithmonë”, tha Elhaidi.