Ka nisur sot "Big brother VIP", reality show që është pritur kaq shumë nga publiku e që vjen me një edicion special pasi brenda shtëpisë do të shohim personazhe të famshme.

Me të nisur spektakli janë publikuar edhe pamjet e para nga shtëpia, e cila është arreduar me një stil tejet te veçantë.

Brenda shtëpisë ambienti është modern, por ata që do të thyejnë rregullat do të izolohen në një pjesë të mobiluar si në vitet e errëta të Shqipërisë.

Ndërsa oborri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri i gjithi është në stilin maroken.






















