Nga Shqipëria / E Martë 5 Tetor 2021, 17:05

I vodhi lekët pacientit që vdiq nga Covid, dënohet me 5 vite burg infermierja

Gjykata e Tiranës ka dënuar me pesë vite burg, infermieren Roniada Hysa, e akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19 në spitalin Infektiv. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.

Hysa u arrestua në janar të këtij viti. Ajo u denoncua nga djali i pacientit që ndërroi jetë. Hetimi provoi se infermierja kishte terhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit.

Burimi: abcnews.al