Pak ditë më parë, Butrint Imeri publikoi këngën e tij më të re me titull “Kuku”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku dhe u shoqërua me videoklip.

Mirëpo, një pjesë nuk ka kaluar pa u komentuar. Një skenë ku Butrinti godet modelen e cila në klip, e cila është në rolin e të dashurës së tij shkakoi shumë reagime.

Kështu këngëtari ka vendosur ta fshijë nga Youtube këtë pjesë.

Kënga ka patur një sukses të madh duke arritur miliona shikime brenda pak ditësh.

