Hetimet për vrasjen e 31-vjeçares ganeze Jawsackie Jaboah vazhdojnë. Ajo u vra nga partneri, 26-vjeçari Klinton Pira, i cili pas krimit u hodh nga kati i tetë, duke gjetur vdekjen.
Ende nuk dihet arsyeja që i ka çuar në këtë pikë. Fqinjët e çiftit kanë treguar për “ABC News” se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin një orë para se të ndodhte ngjarja.
Referuar dëshmisë së tyre, mësohet se sherri mes dy të rinjve kishte nisur rreth orës 17:30 minuta. Fqinjët kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se kishin dëgjuar britmat e një femre.
“Për një moment në banesën nga vinin zërat ra një qetësi dhe pas 50 minutash dëgjuan sërish britmat më mbytëse të një femre e cila po zbriste shkallët”, kanë treguar fqinjët.
Ato kanë rrëfyer se e kanë parë djalin duke zbritur dhe duke ngjitur shkallët i qetë dhe i heshtur. “Kur zbritëm për të pirë kafe, pamë se në lulishten e pallatit, i njëjti djalë ndodhej i pajetë poshtë pallatit”, kanë shtuar fqinjët.
Burimi: "Abc News"
