Nga Shqipëria / E Martë 5 Tetor 2021, 10:10

Sonte fillon 'Big Brother Vip' dhe Xhemi i bën Arbanës surprizën më të ëmbël

Mbrëmjen e sotme ‘Big Brother’ do të rikthehet në ekran, por këtë herë si ‘Big Brother VIP’. Siç tashmë dihet, moderatorja është Arbana Osmani, e cila është surprizuar që në mëngjes. 

Mikesha e saj e ngushtë, Xhemi Shehu i ka dërguar një buqetë të madhe me lule në këtë ditë të veçantë, shoqëruar me një dedikim shumë të ëmbël. 

“Për banoren time të preferuar mbi tokë…unike siç je. Të dua, Xhemi”, i ka shkruar ajo.

Në kartën e Xhemit shkruhet dhe 'Gëzuar ditëlindjen', pasi ndonëse e ka ditëlindjen në Maj, Arbana e ndjen si të tillë dhe ditën e sotme me rikthimin në ekran.