Nga Shqipëria / E Martë 5 Tetor 2021, 09:09

Po i merrte frymën, partneri i zbërthen fustanin këngëtares së njohur në mes të skenës

Katy Perry u përball me një incident në “Variety’s Power of Women” në Los Angeles, ku duhej të këndonte. Mirëpo, partneri i saj Orlando Bloom ishte aty për ta ndihmuar.

Këngëtarja kishte veshur një fustan mahnitës e të gjerë, por me një brez të ngushtë poshtë belit, që po i merrte frymën. Ajo kërkoi ndihmë nga Orlando për t’i zbërthyer korsenë që të këndonte lirisht.

“Orlando, a mund ta zbërthesh korsenë time? Është e ngushtë, nuk mund të këndoj”, tha ajo.

Bloom u ngjit në skenë me nxitim për të liruar veshjen e saj. “Tërhiqe deri në fund”, shtoi Katy.

Pasi mbaroi, Orlando e puthi butësisht në shpatull, ndërsa Katy e cilësoi si heroin e saj.