Janë zbuluar detaje tronditëse nga ngjarja që ndodhi 5 ditë më parë në Malin e Zi, ku një 28-vjeçar vrau ish-partneren Shejla Bakiu, gjyshen e saj dhe i plagosi të atin.
Sipas raportimeve, krimi ka qenë i paralajmëruar. E reja kishte bërë një denoncim ku tregonte se Ilir Dokaj e kishte kërcënuar me jetë. Dyshohet se shkak kryesor i kësaj ngjarje është bërë ndarja mes çiftit, të cilën 28-vjeçari nuk ka dashur ta pranojë.
“Më 25 gusht 2021, rreth orës 23:00, isha në shtëpinë e prindërve të mi, Karabuško Polje BB, Ilir erdhi, hyri në oborr dhe u ngjit në tarracë. Kur e pashë, u përpoqa ta mbaja derën, por Iliri e shtyu dhe hyri në shtëpi. Pastaj më kërcënoi: Nuk do të kesh asnjë tjetër në qiell apo në tokë. Nuk do të të lejoj të martohesh me një tjetër! Gjaku do të derdhet për këtë gjë! Jeta juaj është në duart e mia! Pastaj ai u largua. Vëllezërit dhe motrat e mia të mitur ishin të pranishëm në shtëpi, të tronditur nga sjellja e Ilirit. Për shkak të gjithçkaje që po më bën Ilir ?okaj, ndihem e kërcënuar dhe kam frikë për sigurinë time ”, kishte deklaruar Shejla në raportin e saj.
