Nga Shqipëria / E Hënë 4 Tetor 2021, 23:11

Prej orësh pa rrjete sociale, reagon Dafina Zeqiri

Rrjetet sociale si Facebook, WhatsApp dhe Instagram, të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg, nuk janë të aksesueshme që prej orës 17:40. Kjo jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën.

Ndonëse është raportuar se po punohet për t'i rregulluar, ende nuk ka asnjë shenjë. Këngëtarja Dafina Zeqiri i ka konsideruar këto orë pa qasje në rrjete sociale si izolim në karantinë.

Ajo ka bërë një status në Twitter, ku ka shkruar "Kështu duket karantina, Facebook, Instagram, WhatsApp".