Nga Shqipëria / E Hënë 4 Tetor 2021, 19:07

Probleme me tre aplikacione, vjen reagimi i parë nga Facebook

Rrjetet sociale kryesore si Facebook, WhatsApp dhe Instagram, të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg, nuk janë të aksesueshme që prej orës 17:40. Kjo jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën.

Faqja zyrtare e "Facebook" në Twitter ka njoftuar se po punohet për t'i rregulluar sa më shpejt të jetë e mundur. WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha në pronësi të Facebook.

"Ne e dimë se disa përdorues kanë probleme në qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim", shkruhet në njoftim.