Nga Shqipëria / E Hënë 4 Tetor 2021, 18:06

Dashuria është në ajër: Genci i bën surprizën e ëmbël Eni Koçit

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja publikojnë shpesh momente pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, si dhe nuk mungojnë as dedikimet romantike.

Vetëm së fundmi, Genci ka ndarë me ndjekësit një foto me të fejuarën. Ai e ka surprizuar me një dedikim shumë të ëmbël, teksa ka shkruar se ndihet me fat që Eni është pranë tij çdo ditë.

"Me një njeri të mirë, që për fat e kam pranë vetes çdoherë", ka shkruar këngëtari.