Me datë 5 Tetor, mbrëmjen e së martës, ‘Big Brother’ do të rikthehet në ekran, por këtë herë si ‘Big Brother VIP’. Së fundmi, Arbana ka njoftuar se të gjithë banorët e këtij reality show janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel.

Atyre iu është marrë telefoni dhe nuk kanë mundësi të komunikojnë me askënd, përpos produksionit.

"Prej 24 orësh të gjitha banorët e Big Brother Vip janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel, pa telefon dhe pa mundësinë për të komunikuar me askënd veç produksionit. Ata do t’ju nënshtrohen në vijim një sërë testesh mjekësore, psikologjike dhe trajtimesh terapeutike dhe beauty për tu bërë gati për nesër", ka njoftuar Arbana.




