Rreth orës 12:30, në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi është rrëzuar një avion i vogël. Avioni i dyshimtë ende nuk dihet ende se për çfarë është përdorur.
Në një video të filmuar më nga afër shihet që brenda avionit nuk ka asgjë të dyshimtë, por ajo që mund të vihet re me sy të lirë janë vetëm disa bidona. Helikat e avionit janë të thyera dhe ndonëse tentoi të ngrihej disa herë nuk ia ka dalë. Gjatë tentativave për t’u ngritur është përplasur një pemë ku dhe pësoi defekte në strukturë.
Banorët kanë lajmëruar autoritetet sapo e kanë konstatuar avionin. Piloti dhe një person tjetër që mendohet se kanë qenë brenda në avion janë larguar me shpejtësi nga livadhi me një Fuoristradë.
Për këtë incident të pazakontë ministria e Mbrojtjes, tha se nuk kishin dijeni për këtë fluturim. Gjithë ky mister pritet të sqarohet nga autoritetet.
