Nga Shqipëria / E Hënë 4 Tetor 2021, 14:02

Rrëzohet avioni në Vermosh, reagon policia

Policia e Shkodrës ka reaguar për rrëzimin e avionit në zonën e Vermoshit, mesditën e sotme. Uniformat blu janë të rezervuara me detajet. Sipas policisë, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku vendi i saktë nuk është përcaktuar ende është rrëzuar një avion i vogël.

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.

Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, burime për ABC bëjnë me dije se mjeti fluturues është pikasur nga barinjtë në Velipojën e Vermoshit, rreth orës 09.00 të mëngjesit. Pas një ore, piloti ka tentuar të grihet në ajër, por është përplasur me disa pemë.

Ndërkohë në lidhje me këtë incident ka reaguar për ABC dhe ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se “mjeti nuk është i joni”.  Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga avioni, por nuk dihet se ku ndodhen piloti, dhe nëse kishte pasagjerë. Ndërkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ulje.

Ulja e këtij avioni është si një skenë që na rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi.

Burimi: abcnews.al