Nga Shqipëria / E Hënë 4 Tetor 2021, 10:10

Ekzekutimi në qendër të Athinës, kush është 39-vjeçari shqiptar që u vra me 4 plumba

4 plumba i kanë marrë jetën një 39-vjeçari shqiptar në Athinë mbrëmjen e së dielës. Mediat greke raportojnë se ai u vra një nga person i cili gjuajti ndaj 39-vjeçarit shqiptar të paktën 9 plumba, ku 4 prej tyre e kapën në kokë dhe në trup.

39-vjeçari shqiptar quhej Keli dhe e thërrisnin me nofkën “Keli Dejavu” për shkak se ishte pronar i një lokali që e kishte quajtur “Deja Vu” .

Mësohet se Keli, ishte me origjinë nga Tepelena, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë nuk i kishte shkëputur. Madje kishte kontakte të ngushta me shumë këngëtarë e figura të estradës shqiptare.

G Bani është një prej tyre. Reperi ka postuar një foto të Kelit duke u shprehur i pikëlluar për humbjen e tij.