Nga Shqipëria / E Diel 3 Tetor 2021, 22:10

Kush është miliarderi që vdiq bashkë me familjen në avioni që u rrëzua në Itali

Një avion privat ra mbi një ndërtesë këtë të diel në San Donato Milanese të Milanos. Nga rrëzimi humbën jetën 8 personat që ndodheshin në bord humbën jetën, piloti dhe ndihmësi i tij, 5 persona të rritur dhe një fëmijë.

Piloti i avionit ishte 68-vjeçari rumun Dan Petrescu, i cili ishte po ashtu pronar i mjetit të blerë në 2015-n. Ai konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh dhe galerish tregtare (Metro dhe Real). 68-vjeçari kishte dy shtetësi, rumune dhe gjermane. Partner i Ion Tiriac, asetet e së cilës përllogariten të jenë rreth 3 miliardë euro, Petrescu ishte shpërngulur në Gjermani për t’i shpëtuar regjimit të Nicolae Ceausescu, për t’u rikthyer në vendlindje pas vitit 1989.

Po ashtu, në mesin e viktimave është edhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare, e lindur në Rumani dhe me shtetësi franceze, si dhe djali i tyre 30-vjeçar, Dan Stefan Petrescu, i lindur në Mynih, gjithashtu me dy shtetësi. Nëna e miliarderit ndodhej në Olbia, në vilën e familjes, duke pritur djalin dhe nipin për të kaluar pushimet në Sardenjë.

Sipas mediave rumune, djali 30-vjeçar i Petrescu kishte shkuar në Itali bashkë me disa miq, djalin e tij 1 vjeçar dhe gjyshen. Në mesin e viktimave dyshohet se është edhe djali i tij i mitur.

Burimi: tvklan