Tre qytetarë kanë humbur jetën sot në Shqipëri nga COVID-19. Numri i fataliteteve është ulur krahasuar me ditën e shtunë ku u regjistruan 5 humbje jete. Viktimat janë; dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74 dhe një qytetar nga Tirana 70 vjeç.
Nga 2,592 testime rezultuan pozitivë me COVID-19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.
Janë 8,951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet apeli.
