Nga Shqipëria / E Diel 3 Tetor 2021, 17:05

Vrasja e 19-vjeçares nga burri, reagon Emina: Çohu Malsi, nuk kena bija me vra

Një ngjarje e rëndë tronditi Malin e Zi, ku Sheila Bakija, 19 vjeç e ekzekutua nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e babait të viktimës. Plumbat i kanë marrë jetën edhe gjyshes së saj, ndërsa babai ka mbetur i plagosur. Autori Ilir Gjokaj është ende në arrati. 

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe modelja, Emina Çunmulaj e cila u ka bërë thirrje banorëve të Malësisë dhe Tuzit që të ngrihen dhe të protestojnë për këtë ngjarje tragjike.

“Çoju Malsi në kam se nuk kena bija me vra. Çonu se sot asht e dikuj tjetër e prite Zot nesër muj me ken en der tate”, shkruan Çunmulaj.

Ditën e sotme në Tuz është paralajmëruar një protestë përpara ndërtesës së policisë. Siç kanë raportuar media, Bakija kishte denoncuar tek autoritetet më parë dhunën nga bashkëshorti.