Nga Shqipëria / E Diel 3 Tetor 2021, 15:03

Tragjike/ Rrëzohet aeroplani në Milano, humbin jetën të gjithë personat në bord

Një aeroplan privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën e ??Via Marignano-s. Fatkeqësisht asnjë ndër personat në bord nuk ka mbijetuar.

Aeroplani është rrëzuar rreth orës 13.09 dhe është përfshirë nga flakët, pasi është përplasur në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.

Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë.

Burimi: "Abc News"