Nga Shqipëria / E Diel 3 Tetor 2021, 11:11

Sindi me Elvisin bëhen bashkë dhe shpërthejnë kundër Arjan Konomit

Sindi Loci dhe Elvis Loco janë bashkuar për të thumbuar opinionistin Arjan Konomi. Në puntatën e djeshme të “Përputhen Prime”, ai shpërtheu ashpër ndaj Alvisës, duke i thënë ‘Surrati jot s’më bën dot akuza. Pipiruck”.

Sindi dhe Elvisi e kanë publikuar videon e këtij momenti në Instastory. “Erdhët te fjala ime. Ja opinionisti juaj i dashur, i publikut shqiptar, për të cilin masakroni çdo personazh të mundshëm, përfshirë dhe mua, se zoti Arjan është në moshë dhe s’duhet të flasim keq por t’i tregojmë respekt dhe nëse na ofendon”, ka shkruar Sindi.

Ndërsa Elvisi ka shkruar “Unë me Sindin pasi pamë këtë video (po lotoj miç)”.

Kujtojmë se pasi gjakrat u qetësuan, Arjani i kërkoi ndjesë Alvisës dhe i tha se nuk e përdori në kuptim të keq.