Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë. 26-vjeçari, Kliton Pira qëlloi me thikë partneren 31-vjeçare nga Gana, Jawsackie Jaboah dhe më pas u hodh nga kati i tetë, duke gjetur vdekjen.
Shtetësja e huaj ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit dhe së fundmi janë zbuluar detaje të reja.
Deri më tani dyshohet se shkaku i sherrit mes dyshes është bërë xhelozia. Ata ishin konfliktuar në bisedat online e për këtë arsye 31-vjeçarja kishte ardhur ditën e djeshme në Shqipëri, ku gjeti vdekjen.
