Nga Shqipëria / E Diel 3 Tetor 2021, 09:09

‘Më kanë bullizuar’, Albi Nako hap zemrën rreth fëmijërisë

Në ekranin e “ABC News” ka nisur dance reality show “T’ka mami yll”, ku fëmijët do të garojnë përballë njëri-tjetrit.

Njëri ndër konkurrentët, Mikele nga Vlora ka treguar se në shkollë është bullizuar nga shokët, të cilët e kanë quajtur vajzë pasi kërcen si ato.

Nisur nga historia e tij, anëtari i jurisë, Albi Nako ka rrëfyer se dhe ai është bullizuar kur ka qenë fëmijë.

“Unë vlonjat jam me origjinë dhe më kanë respektuar vërtetë meshkujt, por nuk e përjashtojë faktin që bullizimi ndodh. Edhe mua mund të më ketë ndodhur në rininë time të hershme dhe në fëmijëri, por janë gjëra që kanë kaluar”, është shprehur Albi.