Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. 26-vjeçari, Kliton Pira qëlloi me thikë partneren 31-vjeçare nga Gana, Jawsackie Jaboah dhe më pas u hodh nga kati i tetë, duke gjetur vdekjen.
Shtetësja e huaj ndërroi jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit, për arsye ende të panjohura.
Nëna e 26-vjeçarit ka mbërritur në vendngjarje duke thirrur mes lotësh “O shpirti mamit, çfarë ndodhi”.
Mësohet se i riu me origjinë nga Dibra jetonte në Laprakë bashkë me familjen e tij. Por kohët e fundit ishte zhvendosur në Angli dhe një muaj e gjysmë më parë kishte ardhur sërish në Shqipëri.
31-vjeçarja është qëlluar disa herë me thikë, por kishte mundur të zbriste deri në katin e parë për të kërkuar ndihmë. I riu ka zbritur njëherë në këmbë dhe më pas ka shkuar sërish në banesën e marrë me qira dhe është hedhur nga dritarja.
Nga ana tjetër mësohet se në banesë nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme, përveç çantës me rroba, pasi e reja kishte ardhur sot në Shqipëri.
Burimi: "Opinion.al"
