Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Tetor 2021, 22:10

Ish i dashuri vjen në ‘Përputhen’, Alvisa shokohet dhe del nga studioja

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”. Ish i dashuri i Alvisës, Hysen Rama u bë pjesë e programit.

“Ka qenë një djalë në audicione dhe ka parë që ka marrë pjesë dhe ish e dashura. Ai ka kontaktuar stafin. Djali quhet Hysen Rama”, u shpreh Bora Zemani.

Alvisa u shokua kur e pa në emision dhe doli menjëherë nga studioja.

“Nuk e kam ditur që Alvisa do merrte pjesë. Kemi qenë të lidhur për 3 vite. Ishte diçka e bukur por ka përfunduar 5-6 muaj më parë”, tregoi ish i dashuri i konkurrentes pasi ajo u largua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)