Mikela dhe Bruno u përplasën ashpër në puntatën e dy ditëve më parë në “Përputhen”. Bruno i tha “ti u zhgërryeve me Argjendin”, duke nxehur keq Mikelën.

Dyshja u përballën sonte në “Përputhen Prime”, duke mos i kursyer tonet e larta.

Bruno: Ishte kënaqësi që e nisëm këtë rrugëtim bashkë dhe që në fillim kemi pasur debate për shkak të veprimeve tua. Në takim the që ja kalove mirë. Ke treguar mosrespekt ndaj meje. Pas takimit takimit tonë iu the çunave në chat kush do bëjë takim me mua
Mikela: Po ti që bërë video dhe ua çove djemve, doje të ndiheshe superior? Unë nuk doja të bëja diferencime mes djemve prandaj thashë ashtu
Bruno: Ti nuk pranon gabimet e tua
Mikela: Ti ke vënë në dukje nderin tim, mentalitetin e meshkujve shqiptar që e ke përfaqësuar shumë mirë. Ishe ti i pari që më pyete a bën seks në takimin e parë. Ti ke një xhelozi mashkullore me konkurrentët e tjerë sepse nuk ta dhashë ty atë hapësirë por Argjendit
Bruno: Ti më ke marrë në telefon duke qarë
Mikela: Për pjesën që është prekur mami im
Bruno: Ti viktimizohesh
Mikela: Unë jam e vetmja që nuk viktimizohem
Bruno: Po ku ke emocione ti moj, ti nuk ndjen asgjë prandaj nuk prekesh
Mikela: Ku më njohe ti mua? Ça do ti tani të më varin këtu në studio pse i preka dorën tjetrit? Ti nuk je i aftë të më zbusësh
Bruno: Po pse ça jam unë? Ata që punojnë te Kopshti Zoologjik? Po je njeri moj




