Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Tetor 2021, 21:09

Mikela rikthehet në ‘Përputhen’ dhe përlotet: Do doja t’i përkisja Komunitetit Rom

Pak ditë më parë, Mikela u largua nga studioja e “Përputhen” pas ofendimeve të Jurgenit, i cili i përmendi edukatën familjare.

Mikela është rikthyer mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”, duke treguar se këto ditë nuk kanë qenë aspak të qeta. Ajo tha se është ndjerë e paragjykuar dhe jashtë studios.

“Jam akoma e tensionuar. Nuk kanë qenë aspak ditë të qeta. Jam ndjerë e paragjykuar edhe jashtë studios. Nëse do isha e komunitetit rom çfarë? Nuk duhet të jem në TV? Të mos ngre zërin? Mos gjej dashurinë? Pse duhet të jetë ky racizëm? Në këto raste do doja t’i përkisja këtij komuniteti dhe të ngrija zërin: Jemi të gjithë njësoj”, tha ajo e përlotur.