Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Tetor 2021, 20:08

Tiranë/ I riu qëllon 31-vjeçaren me thikë dhe hidhet nga kati i tetë, vdesin të dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy të rinj, Kliton Pira, 26 vjeç dhe shtetasja e huaj nga Gana, Jawsackie Jaboah, 31 vjeçe janë konfliktuar me njëri tjetrin në një banesë në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.

26-vjeçari ka qëlluar me thikë në drejtim të 31-vjeçares. Kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë. Gjatë kësaj kohe, autori i krimit është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen, ndërsa e plagosura ka ndërruar jetë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe as motivi i konfliktit mes tyre. 

Burimi: "Abc News"