Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Tetor 2021, 15:03

Një tjetër personazh i njohur merr ftesën për Big Brother VIP

Edhe pak ditë kanë mbetur nga nisja e “Big Brother Vip” dhe një kuriozitet i madh kanë mbetur konkurrentët që këtë herë do jenë personazhe të njohur të ekranit. 

Janë përmendur emra nga fusha e artit, por së fundmi mësohet se ftesa i është dërguar edhe një personazhi nga fusha e futbollit. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e kombëtares, Lorik Cana, që thuhet se ka marrë ftesë nga BB VIP.

“Prive” shkruan se nuk dihet nëse angazhimet e shumta do ta pengojnë Lorikun, si shumë personazhe të tjerë, në një vendim përfundimtar.

Megjithatë, mbetet të presim 5 tetorin, për të zbuluar më shumë.