Kuvendi Komunal i Prishtinës është përfshirë nga debate të forta. Klan Kosova ka publikuar një video nga momentet e tensionit mes përfaqësuesit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci dhe këshilltares Vala Peshku nga PSD.
Mujeci ka akuzuar Peshkun se i kanë vjedhur mandatet e fituara me Lëvizjen Vetëvendosje dhe e ka quajtur të pafytyrë. Kjo ka sjellë reagimin me tone të lartë të Peshkut. “Veshët në dorë t’i jap, hajvan”, i është kthyer ajo.
