Sindi Loci e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në Rtv Ora ka lëshuar bombën e radhës. Ish-konkurrentja ka publikuar për herë të parë një bisedë me autoren Olsa Muhameti duke rrefyer se kjo bisedë është zhvilluar pas reagimit të saj më anë të një postimi në Instagram. Sindi u shpreh që atë periudhë ka qenë e ngarkuar psikologjikisht sepse gjyshi i saj ishte sëmurë me Covid dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë bisedës së regjistruar, dëgjohet autorja Olsa, e cila shprehet: Ça lidhje ka rëndimi psikologjik!

“Kemi pasur dhe një telefonatë pas kësaj. Në momentin që më tha që do të largohesh nga program u ndjeva shumë keq dhe e mora në telefon dhe i thashë ‘Olsa pse, të paktën më jep një arsye dhe më bërtet në një mënyrë shumë të çuditshme dhe unë i them: ‘Unë e bëra thjesht sepse kam shumë presion, e kam gjyshin shumë rëndë dhe isha dhe në lot”, u shpreh Sindi dhe shtoi se pjesa që e lëndoi më shumë, ishte: “Dhe lëre në kohën e vet, ça lidhje ka rëndimi psikologjik?! Nëse ti e bën këtë, ça të them unë, çfarë kuptimi ka të vish më në studio?!”, ishin fjalët që i kishte thënë Olsa.
View this post on Instagram
