Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Tetor 2021, 08:08

27-vjeçarja humb kontrollin e makinës në Mamurras, në gjendje kritike për jetën

Një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës në aksin rrugor Milot-Mamurras dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore. 27-vjeçarja K.P., që ishte në timonin e makinës tip “Golf” ka mbetur e plagosur rëndë.

ABC ka siguruar pamjet e këtij aksidenti ku shihet se makina është shkatërruar plotësisht, pasi barriera anësore ka kaluar mes për mes saj.

Raportohet se 27-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe momentalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.