Duke nisur nga e hëna, mësimi në shkolla do të bëhet pa turne, ndërsa orët mësimore do të kenë kohëzgjatje normale.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, me anë të një videomesazhi në rrjete sociale. Ky vendim është marrë pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve.
