Nga Shqipëria / E Premte 1 Tetor 2021, 21:09

Ministrja Kushi: Nga e hëna mësimi do të jetë pa turne, orët mësimore...

Duke nisur nga e hëna, mësimi në shkolla do të bëhet pa turne, ndërsa orët mësimore do të kenë kohëzgjatje normale.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, me anë të një videomesazhi në rrjete sociale. Ky vendim është marrë pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve.