Nga Shqipëria / E Premte 1 Tetor 2021, 20:08

Pas ceremonisë, Rudina shkëlqen me fustanin e dytë (Pamje)

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ditën e sotme. Ceremonia u zhvillua në Qendrën e Jezuiteve “Anton Luli”.

Rudina u shfaq e veshur me një fustan me mëngë të gjata, me një pjesë të zezë rreth belit dhe i hapur në pjesën e poshtme. Nga ana tjetër, Marku kishte veshur një kostum të zi.

Pas ceremonisë, festa ka filluar. Rudina është ndërruar dhe ka veshur fustanin e dytë, i ngushtë dhe i hapur në pjesën e bustit. Aktorja shihet shumë e lumtur duke kërcyer pranë Markut.