Nga Shqipëria / E Premte 1 Tetor 2021, 17:05

E fundit/ 7 viktima dhe ja sa raste të reja me Covid-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.139 testime dhe janë konfirmuar 647 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, 6 në Dibër, Gramsh, 5 në Vorë, Patos, Divjakë, Korçë, Dimal, Cërrik, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Fushë Arrëz, Himarë, Poliçan, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Mirditë, Shijak, Mat, Rroskovec, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Skrapar.

Po gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë, konkretisht: një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç.

Janë 9,499 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë.