Nga Shqipëria / E Premte 1 Tetor 2021, 17:05

Pak orë para dasmës, Rudina i prek të gjithë me dedikimin për të atin e ndjerë

Ditën e sotme Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Sot, në ditën e saj të veçantë, moderatorja e ndjen më shumë se kurrë mungesën e të atit.

Ai u nda nga jeta një vit më parë, duke lënë një boshllëk të madh te familjarët. Rudina ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë tij, duke i prekur të gjithë me dedikimin e ndjerë.

"Më mungon", ka shkruar moderatorja.