Sot Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzohen në martesë me një dasmë që të gjithë po e presin. Ndërkohë është përfolur se raportet shembullore që kishte me ish-bashkëshortin dhe babain e vajzës së saj, Aleksin, nuk janë shumë të mira së fundmi.

Aleksi dhe Rudina nuk ndiqen më në Instagram dhe ai së fundmi ka bërë publike lidhjen e re.

Ndonëse është tip i rezervuar, Aleksi nuk ka kursyer një foto me brunen pak orë para dasmë së Rudinës.

Nuk dihet nëse Aleksi dhe partnerja e tij do të jenë të pranishëm në dasmë sonte.


