Nga Shqipëria / E Premte 1 Tetor 2021, 12:12

U prek rëndë nga Covidi, ndërron jetë 24-vjeçarja Xheni Kaba

Një lajm i trishtë vjen për 24 vjeçaren Xheni Kaba, e cila ka humbur jetën këtë të premte në një spital turk ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

E reja është infektuar gjatë shtatzënisë së saj, ku për shkak të gjendjes shëndetësore mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme, por gjendja e saj u përkeqësua më shumë duke bërë të mundur që të dërgohej në Turqi.

Fatkeqësisht mësohet se e reja ka mbyllur sytë përgjithmonë, lajm që bëhet i ditur dhe nga familjarët e saj. Motra e 24 vjeçares prek me fjalën e saj për ndarjen nga jeta të parakohshme të Xhenit, ku i premton se gocës së saj nuk do i mungojë asgjë. 

Burimi: abc