Nga Shqipëria / E Enjte 30 Shtator 2021, 23:11

Ja ku doli një këngëtar nga 'Përputhen 3'

Ai ka marrë shumë vëmendjen që në nisje të “Për’puthen” dhe është tashmë një nga më të pëlqyerit brenda dhe jashtë programit. Po flasim për Eduard Kuçin, djaloshi kosovar, i rritur në Zvicër, i cili e ka provuar famën edhe më parë.

Në vitin 2019 ai ka qenë pjesë e labelit të njohur “On Records” ku nisi një karrierë muzikore. Pjesë e këtij label-i dikur kanë qenë edhe emra të njohur të muzikës tanimë, si Kida, Mozzik, Getinjo, Fero, etj.

Në një intervistë për “SevenBizz”, Eduardi fliste më shumë për veten dhe për planet e tij, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur që nuk e vazhdoi karrierën në rep.

Mbase pas famës së “Për’puthen”, Eduardi do t’i rikthehet sërish këngës.