Nga Shqipëria / E Enjte 30 Shtator 2021, 22:10

Berlusconi mbush 85 vjeç, e dashura 54 vjet më e re e surprizon

Ish-kryeministri italian ka festuar ditëlindjen e tij të 85. Ditëlindja e ka gjetur krah deputetes bukuroshe 31-vjeçare Marta Fascina.

Fascina është deputete e partisë së tij, Forza Italia që prej vitit 2018.

Me rastin e ditëlindjes, ajo publikoi një foto të tyre bashkë dhe shkroi:  “Dashuria ime, gëzuar ditëlindjen”, duke zyrtarizuar kështu marrëdhënien e tyre.