Nga Shqipëria / E Enjte 30 Shtator 2021, 18:06

Po mendonin emër shqiptar, prindërit afgan i vendosin emër tjetër fëmijës që lindi në Shqipëri

Lindi sot në vendin tonë fëmija i parë afgan nga një nënë 27-vjeçare. Pak orë më parë në media u tha se prindërit po mendojnë t’i vendosin të porsalindurit emrin Alban, duke qenë se jetojnë në Shqipëri.

Megjithatë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale ku njofton se ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, zbulon se vogëlushit i kanë vendosur emrin Albi. 

Albi në gjuhën arabe do të thotë "zemër". 

27-vjeçarja afgane ka lindur në spitalin e Lezhës. Mësohet se ajo dhe bebushi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira", shkruan Rama.