Nga Shqipëria / E Enjte 30 Shtator 2021, 16:04

Fitoi llotarinë, 57-vjeçari mbytet në det

Një shtetas amerikan, 57 vjeç, Gregory Jarvis fitoi 45 mijë dollarë në lotari. Po për fat të keq ai u mbyt në det para se të tërhiqte paratë e t'i gëzonte ato.

Ngjarja ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupi i pajetë i Gregory Jarvis u gjet në plazh në Michigan.

Ai mbante në xhep biletën e lotarisë me një vlerë prej 45 mijë dollarësh.

Autopsia konfirmoi se Jarvis ishte mbytur, ndërsa plagët ishin shkaktuar nga rënia e tij nga varka. Paratë e lotarisë tani do t'i tërheqin të afërmit e tij.