Nga Shqipëria / E Enjte 30 Shtator 2021, 09:09

E rëndë në spitalin Infektiv/ 33-vjeçarja shtatzënë humb jetën nga Koronavirusi

Një 33-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën në spitalin Infektiv nga Covid-19. Gazetarja Ema Shazivari bën me dije për “ABC News” se e reja ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

33-vjeçarja ishte shtruar në spital dy ditë më parë. Gjendja e saj u rëndua dhe fatkeqësisht nuk mundi të fitojë betejën me virusin.

Mësohet se fetusi është konstatuar i vdekur nga mjekët që në momentin e parë të infektimit. 33-vjeçarja ka ndërruar jetën pasditen e djeshme.

Burimi: "Abc News"