Futbollisti i njohur shqiptar, Armando Sadiku është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Bashkëshortja e tij, Elona ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Luis. Armando ka publikuar në Instagram një foto me këmbën e vockël të të birit.

“Mirë se vjen në këtë botë djali ynë i vogël. Mami dhe babi të duan! Luis Sadiku”, ka shkruar futbollisti krahas fotos.





