Këshilli i Ministrave ka vendosur t'i japë një ndihmë prej 5 milionë lekësh familjes së efektivit të ndjerë, Saimir Hoxhës. Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Nënkomisari u vra pasditen e djeshme në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili gjithashtu ka humbur jetën.

Burimi: "Ballkan Web"
